TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi ditën e sotme projektvendim “Për përcaktimin e rregullave për raportimin financiar vjetor të partive politike, miratimin e formatit të standardizuar për raportimin financiar të partive politike gjatë vitit kalendarik, kontrollin, verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre, si dhe mënyrën e pagesës së audituesve ligjorë”.
Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ pranoi propozimin e organizatave joqeveritare që çdo parti duhet të vërë në dijeni KQZ-në për ndryshimet e financiarit të saj.
“Ky është një akt i mbetur nga mbledhjet e mëparshme. Kemi pranuar propozimin e KRIIK siç është njohja e KQZ-së me ndryshimin e financierit të partisë, pra që të vihet menjëherë në dijeni Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ashtu si dhe raportimi i të ardhurave dhe shpenzimeve për vitet që korrespondojnë me vitet kur janë bërë fushatat zgjedhore, të cilat janë të detajuara në raportin vjetor të partive politike”, sqaroi kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Gjatë mbledhjes në kuadër të organizimit të zgjedhjeve vendore u miratuan dhe procedurat e akreditimit dhe rregullat e vëzhgimit të zgjedhjeve nga organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të shteteve të huaja dhe mediave.
“Në çdo qendër votimi do të vendoset një tabelë ku informohen personat që futen tek ai ambient se ai është i vëzhguar nga kamerat. Dhe vëzhguesit po ashtu do të njoftohen për kamerat e sigurisë”, u shpreh Celibashi.