AKTUALITET, 29 Janar 2023, 08:30

Parashikimi i motit, temperaturat deri në -6°C, kthjellime dhe vranësira të shpeshta

Parashikimi i motit, temperaturat deri në -6°C, kthjellime dhe

I gjithë territori shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Orët e pasdites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin por pa reshje. Lagështira e lartë në ajër në shumë zona të vendit do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Edhe gjatë natës mbetemi nën ndikimin e motit te kthjellët por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 1-8m/s nga drejtimi permanent verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.