AKTUALITET, 18 Shkurt 2025, 09:26

Paralajmërimi i Berishës për shuarjen e SPAK, Rama: E vetmja garanci për Prokurorinë e Posaçme, jemi unë dhe PS! Amerika u tërhoq, do e kishte marrë me vete nëse..!

Paralajmërimi i Berishës për shuarjen e SPAK, Rama: E vetmja

Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se e vetmja garanci për SPAK është ai vetë dhe Partia Socialiste, pas paralajmërimeve të Sali Berishës për shuarjen e Prokurorinë e Posaçme.

Rama theksoi se “Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë”.

Kryeministri theksoi se SPAK është në kushtet e një lufte të gjithanshme që, sipas tij, po i bëhet nga “këneta politike me në krye bufin plak”.

Edi Rama: SPAK nuk është i Kushtetutës dhe Reformën në Drejtësi, tek kjo e fundit marr autorësinë së bashku me PS, besoj se jeni shumë më të qartë se ç’ishit, tani edhe Amerika është tërhequr nga kjo punë.

Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë.

SPAK është këtu dhe ka vetëm 1 garanci. Po u them. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme që i bëhet nga këneta politike me në krye bufin plak është PS dhe unë në krye të saj.


Kështu që rrotullojeni nga të doni Reformën në Drejtësi e kam bërë unë me PS.