AKTUALITET, 11 Shkurt 2026, 21:21

Papajorgji pret ambasadorin Abbott, diskutohen masat për forcimin e shtetit të së drejtës

Papajorgji pret ambasadorin Abbott, diskutohen masat për forcimin e shtetit

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, i shoqëruar nga John Walker, Sekretar i Dytë për Çështjet Politike, të Brendshme dhe të Drejtësisë.

Gjatë takimit, Ambasadori Abbott theksoi rëndësinë e angazhimit të Gjykatës Kushtetuese në forcimin e shtetit të së drejtës dhe shprehu mbështetjen e plotë për nisma që garantojnë pavarësinë institucionale. Kryetarja Papajorgji vlerësoi dialogun e hapur me partnerët ndërkombëtarë si një instrument kyç për konsolidimin e drejtësisë kushtetuese dhe theksoi rolin e Gjykatës në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në garantimin e shtetit të së drejtës.

Po ashtu, u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit profesional, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen ndaj iniciativave që synojnë rritjen e standardeve institucionale dhe transparencës.