TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në lagjen '5 Maji' në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur te Farmacia nr.10, përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Media ka siguruar pamje nga tymi që del nga objekti ku kanë rënë flakët dhe që ka mbuluar zonën.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, apo nëse ka dëme në njerëz apo dëme materiale, ndërkohë që në orët në vijim pritet të dalin më shumë informacione dhe te nis hetimi!
Burime bëjnë me dije se flakët kanë nisur në katin e parë të kompleksit dhe ka përfshirë fasadën e pallatit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.




