TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Rama u është drejtuar me tone kritike kryetarëve të bashkive, teksa u ndal te paketa e maleve, që tha se ende nuk është finalizuar faza e parë e saj.
“Pushteti vendor vetëm shfrytëzon taksat e shqiptarëve për të funksionuar… S’mund të prisni vetëm nga qeveria.
Si ka mundësi që s’ka mbaruar faza e parë e paketës së maleve, çfarë është kjo shkencë për të përcaktuar harta për zhvillim? Çfarë shkence bëni? Nuk e kuptoj! I kam kërkuar drejtores së agjencisë kombëtare të planifikimit, që të jetë në dispozicion të secilës bashki për asistencë teknike. I kam kërkuar ministrit Demo që të vendosë target për çdo bashki. Ambicie jonë është që të kemi 1 mijë investime. Nuk janë shumë. Nuk do të ketë asnjë rikandidim të mundshëm nëse nuk arrihet targeti”, tha Rama.