TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka reaguar pasi Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Europian, miratuan paketën prej 6 miliardë eurosh për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Gonzato shkruan se kjo paketë është nxitje e madhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Lajm i madh! Sot kryesia e Këshillit dhe Parlamenti Europian kanë arritur një marrëveshje për Planin e Rritjes 6 miliardë euro të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo paketë është një nxitje e madhe për anëtarësimin e Shqipërisë. Ai do të hapë mundësi të reja për njerëzit nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor para anëtarësimit në BE”– shkruan Gonzato.