AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 14:25

Pagat e gjyqtarëve, Gjykata Kushtetuese kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

Pagat e gjyqtarëve, Gjykata Kushtetuese kërkon më shumë

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të marrin më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes që lidhet me pagat e gjyqtarëve.

Mësohet se trupa gjykuese nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar, duke shtyrë diskutimet për në një mbledhje të radhës.

Në ditët në vijim pritet të përcaktohet data e seancës së ardhshme, ku do të vijojë shqyrtimi i kësaj çështjeje. Kujtojmë se në çështjen e pagave, është përfshirë në një debat të ashpër në distancë dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka dalë kundër kërkesës për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se kjo është e paprecedentë.