TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar këtë të enjte padinë për shpifje të ngritur nga kryeministri Edi Rama ndaj kreut të Partisë Demokratike disa vite më parë.
Bëhet fjalë për deklaratën e kreut të PD Sali Berisha në vitin 2018. Berisha deklaroi asokohe se kryeministri Rama “kishte lidhje me Avdylët, si dhe pretendonte se kishte një video të kreut të qeverisë duke konsumuar lëndë narkotike.
Këto deklarata përfunduan në gjykatë për shpifje me argumentin se “i padituri ka përhapur informacion të rremë, mashtrues e denigrues, duke krijuar fabulën e rreme se Paditësi bashkëpunëtor me bandat e krimit të organizuar e përdorues lëndësh narkotike”.
Në padinë e ngritur nga mbrojtja e kryeministrit, kërkohej një dëmshpërblim prej prej 1,000,000 lekësh të rinj si dhe përgënjeshtrimi i atyre deklaratave të 8 viteve më parë.
Nga ana tjetër, mbrojtja e Berishës paraqiti edhe një kundërpadi ndaj Ramës, lidhur me një reagim të këtij të fundit disa muaj më vonë në rrjetet sociale ku në përgjigje të një ndjekësi, Rama përdorte epitete ndaj Berishës. Edhe kjo kundërpadi u rrëzua nga gjykata në të njëjtin vendim.