TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar besimtarët shqiptarë me rastin e Fitër Bajramit, duke përcjellë një mesazh të ngrohtë nga Shtëpia e Bardhë për këtë festë të rëndësishme.
Në urimin e publikuar, theksohet dëshira për paqe, mirësi dhe gëzim për të gjithë ata që e festojnë këtë ditë.
“Ne përcjellim urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë”, thuhet në mesazhin presidencial, i cili është shpërndarë edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar Fitër Bajramin për besimtarët myslimanë.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri u uron të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin. Kjo festë sjelltë paqe, shpresë dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja”, thuhet në postimin e tyre.
