TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV gjuhën e ashpër dhe sulmet e kryeministrit Rama ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Zogaj deklaroi se reagimi i kryeministrit ndaj SPAK-ut është tregues se orteku ka nisur dhe ai po shkon në zemër të korrupsionit kapilar që tha se është përhapur në të gjithë qeverisjen.
“Shpërthimi i Ramës është problematik. Ai është kryeministër dhe synon një mandat të katërt. Dëshmon se si retorika e sforcuar demokratike që ka përshtatur Rama dhe e përshtatin liderët politikë në Shqipëri bie dhe nxjerr në pah botëkuptimin e vjetër, gjithë krundet që përbëjnë formimin e liderëve tanë. Ai i drejtohet një prokurori aty. Këta kanë kaluar vetingun. I vetmi filtër që duhej të kalonin këta njerëz është vetingu. Këta që janë atje kanë kaluar filtër të fuqishëm. Nuk mund t’u kthehet kryeministri, i cili e ka përcjellë si kalorës të gjithë procesin.
Në shpërthimin e Ramës dje, pati plot e përplot me gafa për një kryeministër që e ka modifikuar paksa sot, dhe kjo vjen sepse i duhet të amortizojë efektet elektorale që ka arrestimi i Erion Velisë. E ka pasur këtë arsye dhe i është dashur të konsumojë ca fjalë dhe retorika. Kryesorja mendoj unë është se Rama ndien që orteku ka nisur. Ky ortek tani po shkon në zemër të gjësë dhe zemra është një korrupsion kapilar i përhapur në të gjithë qeverisjen. Ka një numër hetimesh në lidhje me kryebashkiakë të tjerë”- tha Zogaj.