AKTUALITET, 1 Shkurt 2025, 16:45

Organizoi protestë kundër “Shtetit Bektashi”, policia procedon penalisht avokatin Altin Goxhaj

Organizoi protestë kundër “Shtetit Bektashi”, policia

Avokati Altin Goxhaj është proceduar në gjendje të lirë, në lidhje me një protestë të mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë.

Policia bën me dije se protesta u mbajt ndërsa për të nuk ishte marrë leje.

“U procedua në gjendje të lirë shtetasi A. G., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, për të cilën nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.