TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Italiane arrestoi një shtetas të ri shqiptar të përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës. I arrestuari me iniciale I.A. me statusin e tij të papunë ‘aktivizoi’ agjentët e antidrogës. Ky shtetas kishte organizuar një rrjet të organizuar të trafikimit të drogës, kokainë, krak dhe marihuanë, me qëllim furnizimin e të rinjve kryeqytet dhe vendet fqinje.
Gjatë kontrollit nga policia italiane, shtetasit shqiptar me iniciale I.A. iu gjet një sasi e konsiderueshme droge. Shtetasi u ndalua pranë shtëpisë së tij pasi sapo shpërndau një dozë të kokainës një klienti. Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u zbulua një laborator i përdorur për përgatitjen dhe paketimin e lëndëve narkotike.
Policia sekuestroi 54,51 gramë kokainë, 62,9 gramë krak dhe 15,5 gramë marihuanë, po ashtu dhe një sasi të konsiderueshme parash. Shqiptari i arrestuar është izoluar në paraburgim në pritje të procesit hetimor dhe gjyqësor.