TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, teksa komentonte arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Çfarë mielli ke marrë, s’ta paskan dhënë të mirë”, iu drejtua një qytetar, ndërsa Rama iu përgjigj se nuk ka nevojë fare për të.
“Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë, që i vogël arti dhe më pas beteja politike”, u shpreh kreu i qeverisë.
Rama shtoi se pa i mëshuar tavolinës nuk lëvizin gjërat si duhet, duke theksuar se vendit tonë i duhet një njeri anormal.
Edi Rama: Të mos më bëjë mua njeri “lule mos prek”, jam njeriu më i sulmuar.
Eh mos u bëni komplet qesharakë disa këtu, Çfarë mielli ke marrë, s’ta paskan dhënë të mirë, s’kam nevojë fare për atë, është tjetër droga ime. Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë. Që i vogël arti dhe më pas beteja politike. këto të tjerat janë muhabete që ata ua thonë mbase i kanë provuar vetë të gjitha.
Pa i mëshuar tavolinës nuk lëvizin gjërat si duhet. Kush nuk i mëshon tavolinës të ikë në punë të vetë. Ishte njëri për garën e Tiranës që thoshte “si mund të votoni Ramën kur është anormal”. Një anormal duhet, s’kam asnjë problem me këtë, i mëshoj tavolinës, që ç’ke me atë punë.
Mandati i katërt është themelor për të vendosur emrin “Albania” në tryezë, për të vendosur flamurin atje, Albania i pari në rresht atje.