TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Opozita doli sërish në protestë këtë të martë, duke bllokuar 5 nga rrugët kryesore në Tiranë, ku nuk munguan as incidentet dhe përplasjet fizike mes policisë dhe protestuesve.
Por, përse proteston opozita, a po thërrasin ata qytetarët për Sali Berishën? Kjo ishte pyetja që iu drejtua deputetit të PD, Dashnor Sula, nga moderatorja Pranvera Borakaj në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus.
Sula tha se protesta u bë për qytetarët, për buxhetin që nuk e ka fokusin te qytetarët.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Protesta e sotme e arriti qëllimin?
Sula: Për mendimin tim duhet të kuptojmë një gjë, nuk është qëllimi, pasi ka dhe momente që protestuesit thonë po kalon një makinë, nuk duhet parë në këtë lloj fryme, por duhet parë simbolika. Në ato vende ku ishte lajmëruar policia e shteti që ne do të ushtrojmë mosbindje civile, aty ku isha unë nuk pati incidente.
Nuk pati sjellje dhune siç ishin në pikat e tjera, duhet vlerësuar kjo nga policia. Është marrë leje, është dërguar njoftimi. Duhet të kuptojmë të gjithë, që protestat do të duhet që të kryhen, pasi sensibilizimi ka shumë rëndësi. Duke pasur parasysh problematikat që ka sot kjo shoqëri edhe ne budallenjtë apo rebelët e bëjmë për vendin.
Borakaj: Cila ishte motivi i kësaj proteste?
Sula: Unë do t’i dal përpara pyetjes që dëgjoj shpesh që këta e bëjnë protestën për Sali Berishën. Jo nuk e bëjmë për Sali Berishën. Ju e shikoni që ka ditë që diskutohet buxheti i shtetit për vitin 2025, po u jap vetëm një detaj, erdhi Rama që është kryeministër i vendit.
Hera e parë se unë kam që nga 2020-ta, herën e parë bëri prezantim dinjitoz, vjet nuk bënë. Edhe këtë vit ai kërkoi të mbyllej e të bëhej votimi, por ajo nuk pranoi. Ai mbajti 55 minuta fjalim, vetëm 1 minutë për blegtorinë dhe bujqësinë, për 50 e ca minuta foli vetëm për pensionistë.