AKTUALITET, 29 Prill 2024, 17:42

Opozita njoftoi për tubimin në orarin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, këshilltarja e PS propozon shtyrjen e protestës ose...

Opozita njoftoi për tubimin në orarin e mbledhjes së

Teksa opozita ka paralajmëruar se ditën e nesërme, në orën 16:30 do të zhvillojë protestën e radhës në dyert e bashkisë së Tiranës, një prej anëtareve të Këshillit Bashkiak ka propozuar që tubimi të shtyhet, ose që opozitës të mos i jepet leje.

Në një email të bërë publik nga anëtari i Këshillit Bashkiak të PL, Tedi Blushi, anëtarja Joleza Koka, e Partisë Socialiste shprehet se në orarin e mbledhjes së Këshillit është lajmëruar edhe protesta e radhës. Ajo u shpreh se nëse kolegët e opozitës do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak do duhet të shtyjnë orën e tubimit pas mbledhjes duke mos vënë në rrezik fizik apo psikologjik dikë.

Në të kundërt ajo ka propozuar që opozitës të mos i jepet leje për të protestuar ditën e nesërme në orarin e caktuar. Në reagimin e tij Blushi shprehet se protesta është e drejtë kushtetuese dhe qytetare, teksa ftoi qytetarët t’i bashkohen në tubimin e nesërm.

Opozita njoftoi për tubimin në orarin e mbledhjes së