TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas disa tensioneve mes protestuesve dhe Policisë, eksponentë të opozitës kanë tërhequr qytetarët dhe kanë mbyllur protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku u kërkua dorëheqja dhe marrja si i pandehur nga SPAK i kryebashkiakut Erion Veliaj, pas aferës korruptive “5D’, ku drejtorët e tij kryesorë kishin përfituar dhjetra miliona euro përmes tenderave të bashkisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi nga oborri i selisë blu, se me kërkesë të qytetarëve, protesta e radhës kundër Bashkisë së Tiranës dhe kundër korrupsionit të Erion Veliajt do të mbahet ditën e martë në orën 16:30 të pasdites.
Arsyeja e ndryshimit të ditës dhe orës së protestës është për shkak se të martën në orën 16:30 do të mblidhet dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës, si dhe për shkak se të premten e ardhshme janë Pashkët ortodokse.