TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita parlamentare protestoi sot brenda dhe jashtë Kuvendit, duke kërkuar sqarime për implikimin e kryeministrit shqiptar në aferën e ish-agjentit të FBI-së, McGonigal si dhe duke ngulmuar në llogaridhënien e tij. Por ndërsa te selia e Parlamentit protestohej, Edi Rama ndodhej në selinë e qeverisë. Dita e sotme ishte ditë zie kombëtare dhe në nderim të mijë viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri, Kuvendi mbajti një minutë heshtje. Ndërsa kryeministri Edi Rama postoi një video duke ndezur një qiri në ballkonin e Kryeministrisë në nderim të viktimave.
Rama ka gati 3 javë që nuk merr pjesë në seancat plenare të Kuvendit, edhe pse opozita ka kërkuar interpelancë urgjente për skandalin "McGonigal".