TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vetëm 11 ditë pas sherrit të ndodhur në një lokal në Lezhë, është kapur nga policia vëllai ish-deputetit Arben Noka, Gëzim Ndoka.
Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë, pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.
Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.
Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku.
Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal.