AKTUALITET, 24 Janar 2025, 12:33

Operacioni/ Rekrutonte vajza të huaja për t’i shfrytëzuar për prostitucion, përfundon në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Operacioni/ Rekrutonte vajza të huaja për t’i shfrytëzuar

Policia ka vendosur në pranga një 40 vjeçare turke, e cila në bashkëpunim me një shtetase tjetër, rekrutonin vajza nga Turqia e Azerbajxhani dhe i shfrytëzonin si punonjëse s*ksi

Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarues iu janë gjetur bizhuteri floriri dhe rreth 3000 euro, të dyshuara të përfituara nga prostitucioni.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja G. Ç., në bashkëpunim me shtetasen A. H. (e arrestuar), rekrutonin shtetase të huaja, nga Turqia dhe nga Azerbajxhani, dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion, duke përdorur një faqe online”, njoftoi policia.

Në vazhdim të operacionit policor të koduar “Escort,” i zhvilluar dy javë më parë, është arrestuar një shtetase turke për shfrytëzim prostitucioni.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar bizhuteri floriri dhe një shumë parash, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasen G. Ç., 40 vjeçe, banuese në Turqi.

Hetimet tregojnë se G. Ç., në bashkëpunim me shtetasen A. H. (e arrestuar më parë), rekrutonin shtetase të huaja nga Turqia dhe Azerbajxhani për t’i shfrytëzuar ato për prostitucion përmes një faqeje online.

Përveç arrestimit, janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për dy shtetase të tjera turke, të dyshuara për ushtrim prostitucioni.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Në vijim të operacionit policor të koduar “Escort”, zhvilluar 2 javë më parë, arrestohet 1 shtetase turke, për shfrytëzim prostitucioni.

Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe një shumë parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Escort”, zhvilluar 2 javë më parë, kanë kapur dhe vënë në pranga, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasen G. Ç., 40 vjeçe, banuese në Turqi.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja G. Ç., në bashkëpunim me shtetasen A. H. (e arrestuar), rekrutonin shtetase të huaja, nga Turqia dhe nga Azerbajxhani, dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion, duke përdorur një faqe online.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, janë referuar materialet në Prokurori, për 2 shtetase turke, të dyshuara për ushtrim prostitucioni.

Gjatë kontrollit fizik, shtetases G. Ç. i janë gjetur bizhuteri floriri dhe rreth 3000 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.