AKTUALITET, 14 Shkurt 2025, 11:28

Operacioni/ Plagosi me thikë në ambientet e gjimnazit adoleshentin, arrestohet 18-vjeçari! Ja si është gjendja e të riut që u dërgua me helikopter te Trauma

Operacioni/ Plagosi me thikë në ambientet e gjimnazit adoleshentin,

Policia e Matit ka arrestuar 18-vjeçarin D.L, i cili një ditë më parë, 13 shkurt, plagosi me thikë në shkollën e mesme të fshatit Baz, 17-vjeçarin A.Gj

Vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, dje, në shkollën e mesme të fshatit Baz.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 18 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.