TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK bëri pak ditë më parë një aksion në Vlorë, duke arrestuar disa pjesëtarë të bandës së Inez Hajrullës, një personazhi të njohur të krimit të organizuar. Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se kjo është hera e parë që policia futet te blloku i banesave të Hajrullës, që ruhej me masa të forta sigurie. Ndërsa gazetari Xhevahir Zhabina u shpreh se Hajrulla mendohet se është jashtë vendit.
Pjesë nga biseda
Bregu: SPAK për herë të parë hapi një dosje në Vlorë. Kanë qenë të përqendruar në Elbasan, Durrës, Lezhë. Vlora, qyteti me më shumë vrasje, kishte mbetur pa u goditur. E nisi me Inez Hajrullën. Është bonus i madh për t’i sjellë atij qyteti qetësi. Ata do të kenë masa sigurie ndaj tyre. Ata deri tani nuk e kishin të vështirë të jetonin në Vlorë. Ka legjenda në rrugë për shumë vrasje të kryera nga ky grup, por nuk kishin asnjë masë sigurie, jetonin të lirë.
Inez Hajrulla, duhet të jetë njeriu që ruhet më shumë në Shqipëri, me një shpenzim të jashtëzakonshëm, makina të blinduara në autokolonë. Dikush vetëm me një pistoletë me silenciator, pretendonte të kryente në Ujin e Ftohtë vrajsen e tij, që dukej e tepruar pasi nuk mund ta gjeje dot. Në banesat e tij te blloku Oslo, policia nuk kishte hyrë kurrë. Akvititetin kryesor Vlora ka trafikun e drogës. Në 2015 kur i është bërë atentati i parë, filloi të ruhej. Deri në atë moment nuk ka qenë i njohur.
Zhabina: Ajo që shoh si problem në këtë historinë e goditjeve të grupeve kriminale, kryesisht në Vlorës, por flasim për ngjarje të 2020 dhe 2021. Të gjithë grupet tani e dinë se çfarë kanë bërë në SKY. Ne flasim pse nuk arrestohen, por drejtuesit kanë marrë masat pasi e dinë se çfarë kanë folur. Dyshohet se Inez Hajrulla është jashtë vendit. Të tilla lajme do të kemi përherë sa i takon SKY ECC, pasi drejtuesit e grupeve nuk janë në Shqipëri.