TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia në Shkodër.
Bëhet me dije se i arrestuari, Agim Shtyllza, ishte i akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Sipas bluve, në janar të 2024, 54-vjeçarit i ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest me burg" nag Prokuroria në Torino.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
Njoftimi:
Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe sigurimi i informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 54-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë kapur në fshatin Stom Golem, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
A. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.