TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 26 vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi kishte hapur një llogari me rreth 500 mijë lekë të reja në një faqe online, të cilat i përdorte për vënie bastesh sportive.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, finalizuan operacionin policor të koduar "Game over 3", ku gjatë operacionit u vu në pranga, Nikolin Myrto, 26 vjeç, banues në Roskovec.
Policia ka sekuestruar edhe celularin, që ai e përdorte për vendosjen e basteve sportive.
‘Nga kontrolli i celularit të këtij shtetasi, u konstatua se nëpërmjet një llogarie në një faqe online, lëvronte rreth 500 000 lekë të rinj, për vënie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.