AKTUALITET, 31 Janar 2025, 13:05

Operacioni/ Goditet aktiviteti i mashtrimit me Call-Center te 'Rruga e Elbasanit' në Tiranë, arrestohet administratori, 13 të tjerë nën hetim

Operacioni/ Goditet aktiviteti i mashtrimit me Call-Center te 'Rruga e

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër Call-Center. 

Burime bëjnë me dije se është zbuluar një pikë që përdorej për mashtrime përmes bursave fiktive. 

Arrestohet administratori i subjektit, ndërsa janë marrë në hetim edhe 13 punonjës të tjerë. 

Zyrat, sipas burimeve, i kishin pranë në një ambient pranë ‘Rrugës së Elbasanit’.