AKTUALITET, 29 Nëntor 2024, 13:23

Operacioni/ Europol: Arrestohet në Rinas kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë, i sekuestruan 703 kilogramë në një kontejner me sapun

Operacioni/ Europol: Arrestohet në Rinas kreu i trafikut të

Një operacion ndërkombëtar mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e një trafikanti të dyshuar heroine që drejtonte një rrjet kriminal që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore.

Europol shkruan se si pjesë e këtij rrjeti në Shqipëri është arrestuar Nihat Ozbek me origjinë nga Turqia. Në të njëjtën kohë janë kontrolluar prona rezidenciale dhe bizneset e lidhura me të dyshuarin dhe të dashurën e tij u kontrolluan në Roterdam, Holandë.

I dyshuari, ishte një nga objektivat më të rëndësishëm të Europol-it pasi akuzohet për drejtimin e një rrjeti kriminal përgjegjës për importimin në shkallë të gjerë të heroinës në Evropën Perëndimore. Turku dyshohet se është kreu i organizatës pronare e ngarkesës prej 703 kilogramëve heroinë në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani.

Hetimi ka arritur të lidhë të dyshuarin me konfiskimin e 703 kilogramëve heroinë në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë kontejnerësh sapuni me origjinë nga Irani. Një dozë e vetme heroine, me peshë në njësi të konsumit me dy shifra miligramësh, mund të jetë fatale për konsumatorin. Aktualisht, i dyshuari po pret ekstradimin në Gjermani, informon Interpol
57-vjecari mësohet se u arrestua më 23 nëntor, sapo kishte zbritur në aeroportin e Rinasit, por kapja e tij u mbajt e fshehtë për shkak se operacioni ishte ende në zhvillim nga Europol.

Ozbek po udhëtonte nga Turqia në drejtim të Shqipërisë.

Në këtë hetim morën pjese, Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane, Policia kufitare Shqiptare si dhe Europol, Qendra Evropiane e Krimit të Organizuar.