TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

AMP ka arrestuar një efektiv të policisë së Vlorës, pasi dy ditë më parë ka shkaktuar një aksident në rrugën dytësore Marikaj – Vorë. Ai eshte Mentor Lika!
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M.L., pranë Komisariatit të Policisë Vorë, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi u krye pasi më datë 08/02/2025 rreth orës 19:00 në rrugën dytësore Marikaj – Vorë, duke drejtuar mjetin është përfshirë në aksident rrugor me një mjet tjetër. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv në masën 1.06mg/l.