TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas amerikan është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për ngacmim seksual dhe përndjekje ndaj një punonjëseje 20-vjeçare.
Sipas raportimit procedimi penal ndaj 47-vjeçarit ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga e reja që punonte për të në një biznes privat në kryeqytet.
Në dëshminë e saj, 20-vjeçarja ka deklaruar se është përndjekur vazhdimisht nga pronari i biznesit, i cili sipas saj ka kryer disa episode ngacmimesh seksuale në ambientet e punës. Ajo ka treguar gjithashtu se 47-vjeçari ka tentuar t’i japë alkool me qëllim që të dehej, ndërsa ka pretenduar edhe për ushtrim dhune ndaj saj.
Pas kallëzimit, policia ka ndërhyrë duke bërë arrestimin e shtetasit amerikan, i cili tashmë përballet me akuzat për ngacmim seksual në ambientet e punës dhe përndjekje.
Ndërkohë pritet që autoritetet të marrin edhe dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. 47-vjeçari do të dalë nesër para gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë.