TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reguar pas operacioneve të fundit antidrogë në vend, ku janë vënë në pranga dy persona pasi kultivuan kanabis në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje të Krujës, si edhe një tjetër në Shkodër, i cili shiste fara kanabisi.
Balla shprehet se çdo drejtori vendore e Policisë së Shtetit e ka të qartë se viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit
Ndër të tjera, ministri thekson se përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Çdo drejtori vendore e Policisë së Shtetit e ka të qartë se viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit.
Përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe Tiranë për rezultatet e 24 orëve të fundit.