TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një megaoperacion policor është zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Kjo ka bërë të mundur goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Gjithashtu në kudër të kësaj janë arrestuar tre persona.
Aksioni është realizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe është finalizuar me sukses pranë mesnatës. Në automjetin me të cilin po lëviznin tre personat e arrestuar, janë sekuestruar 45 kilogramë kanabis, një armë luftarake, municion, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.
Sipas informacioneve paraprake, operacioni është shoqëruar me ndjekjen e automjetit që dyshohej se transportonte lëndën narkotike. Në hyrje të qytetit të Elbasanit, drejtuesi i mjetit ka kuptuar se po ndiqej nga forcat e rendit dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi. Kjo duke u futur në një rrugë të pandriçuar në një lagje periferike.