TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, për shkak se vetë Bardhi nuk ka depozituar një kallëzim ndaj Olsi Ramës, ndaj nuk ka shpifje.
Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama.
Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë.
Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjeç, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM. Bardhi thotë se sipas të dhënave TIMS, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, sëbashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale.

