TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare, ku ka komentuat gjuhën e përdour sot në Kuvend, ku deputetja demokrate, Ina Zhupa, replikoi me socialistin Erion Braçe.
Noka u shpreh se fjaloi i përdorur nga Zhupa ishte korrekt, ndërsa e cilësoi fjalorin e kolegut socialist, si “fjalor horrash, banditësh dhe rrugësh”.
“Zonja Zhupa përdori një fjalor korrekt dhe krejt normal. Në anët tona, kur tjetri e tepron i thuhet mos ha miza, por Zhupa nuk tha, e përdori me iniciale. Në rast se mizat i shqetësojnë, është çështje e tyre, fjalor i Zhupes ishte korrekt, ndërsa fjalori i kolegut ishte fjalor horrash e banditësh, fjalor rrugësh’, tha Noka, ndërsa shtoi se sipas tij, mazhorancës i ka hyrë tartakuti.
Kujtojmë se deputetja Zhupa, gjatë fjalës së saj në Kuvend iu drejtua Erion Braçes duke i thënë “‘kone’, që i ‘ha m** goja’!”
Replika e saj ndaj Braçes erdhi pasi ai në nisje të seancës plenare e quajti atë “ruse”.“Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse”, tha Braçe.
Noka: Zonja Zhupa përdori një fjalor korrekt dhe krejt normal. Në anët tona, kur tjetri e tepron i thuhet mos ha miza, por Zhupa nuk tha, e përdori me iniciale. Në rast se mizat i shqetësojnë, është çështje e tyre, fjalor i Zhupes ishte korrekt, ndërsa fjalori i kolegut ishte fjalor horrash e banditësh, fjalor rrugësh