AKTUALITET, 6 Qershor 2026, 18:55

“O SPAK dëgjo pak! Shqiptarët po thonë Rama n’burg, Berisha n’burg!”/ Protestuesit thirrje Prokurorisë së Posaçme

“O SPAK dëgjo pak! Shqiptarët po thonë Rama n’burg,

Një pamje e munguar e kryeqytetit shqiptar prej dekadash. Si kurrë më parë, mbahet protesta më e madhe ndonjëherë që prej nisjes së tubimeve të dielën e kaluar, kundër klasës politike. 

Dhe sot protestuesit thërrasin në "ndihmë" Prokurorine e Posaçme “O SPAK dëgjo pak! Shqiptarët po thonë Rama n’burg, Berisha n’burg!”.

Ndonëse Zvërneci ishte pika që derdhi kupën, sipas protestuesve, gjatë kësaj jave është rritur energjia dhe revolta qytetare me synimin për të sjellë ndryshim politik në vend dhe për të larguar kryeministrin Edi Rama nga drejtimi i qeverisë dhe Sali Berishën nga opozita që e konsiderojnë "të shitur".

Përgjatë ditëve të protestës, tubimet janë zhvilluar jo vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, por edhe në qytete të tjera të vendit, ku qytetarë janë bashkuar në protesta në Korçë, Vlorë, Durrës, Fier, Shkodër dhe zona të tjera.

Po ashtu, protesta janë organizuar edhe nga shqiptarët në diasporë, në qytete të mëdha europiane si Londër, Berlin, Mynih, Milano, etj.