AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 22:33

"O palaço"/ Tensione para GJKKO, Veliaj niset drejt paraburgimit të Durrësit, mbështetësit e kryebashkiakut tentojnë të ndalojë furgonin

"O palaço"/ Tensione para GJKKO, Veliaj niset drejt

Tensione janë regjistuar mbrëmjen e sotme në ambjentet e jashtme të Gjykatës së Posaçme aty ku u dha vendimi për kryebashkiakun Veliaj dhe të pandehurit e tjerë të akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Pas shpalljes së vendimit të GJKKO-së e cila la në fuqi masën e sigurisë "Arrest me burg" për Veliajn, kryebashkiaku ka dalë nga ambjentet e Gjykatës së Posaçme për tu nisur drejt paraburgimit të Durrësit. Por në këtë moment janë regjistruar përplasje mes punonjësve të administratës së Bashkisë dhe forcave të policisë.

Administrata i ka dalë para furgonit të policisë me të cilin do transportohej Veliaj dhe ka tentuar ta ndalojë. Ata kanë ofenduar edhe prokurorët teksa i kanë quajtur "Palaço".