TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për SPAK dhe hetimin e fundit ndaj organizatës kriminale të Suel Çelës.
Në studio pati debat mes analistëve lidhur me punën e këtij institucioni. Sipas Bushatit, me lindjen e SPAK, korrupsion ka pësuar rritje!
Debati:
Klodian Tomorri: Ti thua SPAK godet dhe mazhoranca ka frikë. Mendon se është ulur korrupsioni në Shqipëri?
Andi Bushati: Që kur ka lindur SPAK korrupsioni është rritur në mënyrë galopante.
Ergys Mërtiri: Nuk ka kuptim sasia sepse është në një nivel…
Andi Bushati: Perceptimi për korrupsionin nga viti 2016 deri para një viti, Shqipëria ka humbur 16 pikë, sepse e dinë se SPAK e kanë të vetin dhe kanë shtuar vjedhjet. Edhe inceneratorët kanë të njëjtën datëlindje me reformën në drejtësi, po ashtu edhe 5D. Këta thanë, vumë njerëzit tanë, o burra suluni te paratë e shqitptarëve!
Ergys Mërtiri: Transparency International e mat korrupsionin përmes perceptimit. Kur SPAK heton, normal që do rritet perceptimi. Ne duhet të ishim në vend të 200 fare. Ata kanë një metodologji dhe vetë fakti që të njëjtën metodologji ndjek në të gjithë vendet e botës, kjo çalon.
Klodian Tomorri: Bregdeti po vidhet në epokën e SPAK apo para epokës së SPAK. Porti i Durrësit para apo pas?
Ylli Rakipi: Ka sekserë të përbashkët. Një që del nëpër televizione dhe mburr Edi Ramën, por dje ishte me qeverinë tjetër.
Andi Bushati: Këtu po golemizohet Dhërmiu!