AKTUALITET, 24 Prill 2024, 19:12

Nusja dhunon vjehrrin e saj në Lushnje, ndërhyn policia

Nusja dhunon vjehrrin e saj në Lushnje, ndërhyn policia

Policia e Lushnjes ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasen R.R., 29-vjeç.

E reja mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj, për motive pronësie.

“Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. R., 29 vjeçe, banuese në Krutje, pasi për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj” thuhet në njoftimin e policisë.