TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur optimist për zgjedhjet e majit. I ftuar në emisionin “Review” në Euronews, Blushi tha se në zgjedhjet e 11 Majit, Partia e Lirisë do të arrijë të njëjtin rezultat që arriti LSI në vitin 2017 duke marrë 19 mandate.
Madje sipas krahut të djathtë të kreut të PL-së, Ilir Metës, forca politike që ai bën pjesë do të arrijnë të marrin mandat edhe në Kukës.
Ndër të tjera ai theksoi se Konventa e Partisë së Lirisë, e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, tregoi që kjo është parti që po shtohet dhe se njerëzit kanë besim te opozita.
“2025 do jetë si 2017, por bashkë me qarkun e Kukësit, komplet Shqipëria. Konventa e Tiranës tregoi që pavarësisht terrorit të pashembullt dhe kriminal, pasi na rrëmbyen në mënyrë kriminale presidentin, me shpresën që kjo forcë do të pushonte së ekzistuari, kjo forcë gjeti edhe më shumë forcë, për tu zgjeruar dhe për të vijuar hapin e pandalshëm.
Mësues, arsimtarë e mjekë, dolën publikisht edhe pse ky regjim nëpërmjet sistemit të patronazhistëve, merr çdo masë që edhe një militantë të thjeshtë ta godasë, ata patën guximin të dilnin në podium dhe të merrnin kartën e anëtarit të Partisë së Lirisë”, tha Tedi Blushi.