TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi është kallëzuar sërish në gjykatën e posaçme për shpifje dhe fyerje parashikuar nga nenet 119 dhe 120 të kodit penal.
Deputeti demokrat këtë herë është kallëzuar nga viktima akuzuese Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH) SH.A.
Shorti ka përcaktuar për shqyrtimin e çështjes gjyqtaren Etleva Deda.
Më herët në GJKKO Bardhi është kallëzuar për të njëjtat akuza nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj për të cilën vijon procesi ndërsa për kallëzimin e OSHEE, kreu i grupit parlamentar demokrat u shpall i pafajshëm.