TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eduard Dervishi, ish-sekretar i FSHF-së, në një prononcim për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh i zhgënjyer me mënyrën se si është ndërtuar ekipi përfaqësues i Shqipërisë në futboll.
Ai u shpreh se ekipi nuk është kombëtar, sepse nuk përfaqëson asgjë nga futbolli shqiptar, por është thjesht përfaqësuese e Shqipërisë.
“Shqipëria ka bërë ndeshje dinjitoze, por dua ta ndaj analizën. Ky nuk është ekip kombëtar, është ekipi përfaqësues, sepse kombëtarja ëshrtë e lidhur me trashëgiminë, dhe nuk përfaqëson asgjë nga futbolli shqiptar.
Dy vite më parë, kur Shqipëria ishtë në grup me Spanjën një trajner italian the se ka ndërtuar një algoritëm me anë të inteligjencës artificiale po kërkojnë 10 milionë familje shqiptare që kanë emigruar që kanë evidenuar 800 futbollistë dhe 48 liga dhe thotë se në dhomën e zhveshjes dëgjohen 7 gjuhë të huaja.
Trajneri aktual thotë se nuk duhet t’i kërkojmë këta futbollistë, por të vijnë këtu. Duhet bërë një analizë se çfarë përfaqëson ekipi i Shqipërisë. Nuk ka prurje nga futbolli vendas dhe prurjet nga jashtë.
Në rastin tonë më preokupon fakti që askush nuk flet se çfarë lidhje ka kjo kombëtare me futbollin shqiptar.
Nëse nuk fillojmë nga sistemi rezultatet janë të përkohshme dhe të tilla që kërkojmë 800 futbollistë nëpër botë. Kemi zgjedhur 12 trajnerë të huaj në 24 vjet, zëvendës të huaj, mjekun të huaj, etj., përgatitor të huaj, lojtarët e huaj me prindër shqiptarë. Atëherë fitojmë këto ndeshje, përaqitemi mirë dhe një pjesë e gazetarisë dhe politika flasin për suksese të futbollit shqiptar. Unë nuk shikoj sukses të futbollit shqiptar.
Kjo është braktisje e futbollit shqiptar”- tha Dervishi.