TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jashtë parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria po negocion për anëtarësimin në BE duke u bazuar në lobime korruptive. Ai hodhi akuza ndaj qeverisë se nuk publikon asnjë informacion nga takimet në Bruksel dhe opozita njoftohet vetëm nga miqtë e saj. Berisha bëri thirrje që vendet europiane të denoncojnë këtë praktikë.
“Shqipëria është i vetmi vend që negocion bazuar në lobime korruptive dhe jo në parimet themelore të pëcaktuara nga BE për procesin e integrimit. Franca, me lobimin korruptiv të saj, arrin të përjashtojë plotësisht shqiptarët nga procesi i integrimit. Nëse serbët, maqedonasit, marrin informacion të saktë pas çdo takimi në Bruksel, qeveria shqiptare nuk publikon qoftë edhe një fjalë të vetme në ato mbledhje që vendosin për fatin e integrimit të të gjithë shiqptarëve.
Nëse në vendet përreth keni dëgjuar raportin IBAR, që është i vlerësimit të ndërmjetëm të dy kapitujve kryesorë, duhet ta dini që opozita nuk ka, merr vesh nëpërmjet miqve të saj në takimet e COELIA-s sepse qeveria nuk jep asnjë njoftim. Ky s’është proces i mbyllur, përfaqësuesi merr pjesë të mos i thotë asnjë fjalë vendit të tij përveç kryeministrit. Shqipëria s’e bazon procesin e integrimit në transparencë e gjithëpërfshirje, por në lobime të turpshme korruptive.
I bëj thirrje Komisionit Europian, BE, vendeve europiane të denoncojnë këtë praktikë të turpshme. Akuzojnë opozitën për fjalimet që mban në Strasburg. Ky vend nuk plotëson asnjë kriter tjetër për të kërkuar nga BE në procesin e integrimit. Ky vend nuk plotëson asnjë kriter tjetër përvec kriterit gjeopolitik dhe kemi faktuar shkarjen e tmerrshme mbrapa të demokracisë në Shqipëri nga heqja e monitorimit”, tha Berisha.