AKTUALITET, 18 Mars 2026, 12:08

'Nuk kanë asnjë provë'/ Deklaratat me ‘pullë të kuqe’, Kryemadhi: Çudia ime dhe e Metës do t'ju zgjasë gjithë jetën

'Nuk kanë asnjë provë'/ Deklaratat me ‘pullë

Deklarata të forta, ka bërë sot Monika Kryemadhi nga jashtë GJKKO-së, pak pasi gjykata vendosi që të kalojë për shqyrtim dosjen e saj dhe të Metës.

Në një dalje për mediat, ku në një moment u shfaq duke pirë cigare, Kryemadhi nuk e kurseu gjuhën, ndërsa foli dhe për afera seksuale.

Kryemadhi: Gjyqtarja lexoi dhe pranoi që në dosje, 90% e akuzës së prokurorëve, nuk ka asnjë provë. Unë mund të them se në dosje nuk ka asgjë. Tani do të kënaqeni, do të shikoni bizneset

Avokati Cakrani: Edhe seksi bëhet në dy, Monika thotë se bëhet 3. Unë se di.
Ndërhyn Kryemadhi: Jo jo dhe 5 bëhet.

Cakrani: Unë si di këto stile kamasutra. Ju do të jeni të gjithë të pranishëm, do të bëjmë transparencë.

Kryemadhi: Shumë pjesë të GJKKO dhe SHISH, dhe institucioneve të tjera të ‘pavarura’ janë pjesë e videotekës së Ergys Agasi, por ky është litari në fyt që ka sot sistemi i drejtësisë. Mos u çudisni se çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por çudia ime dhe e Ilir Metës do ju zgjase më shumë.

Kryemadhi tha se nuk kishte asnjë surprizë, por theksoi se fatin e saj nuk e ka në dorë as gjykata dhe as prokuroria.

Ajo theksoi se beteja nuk është ligjore, por është një betejë me veten dhe zotin.

“Fatin tonë nuk e ka as GJKKO dhe as Prokuroria, por e kemi vetë në dorë. Kjo është një betejë me opinionin publik, nuk është beteje ligjore. Beteja jonë është beteja me vetëveten dhe zotin. Sa i përket vendimit të sotëm mund të them që ishte një vendim nën presion, jo të gjithë e përballojnë presionin. Gjyqtarja pranoi që në dosje 90% të akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë.  Në dosje nuk ka asgjë. Tani do kënaqeni, do shikoni të gjitha kartat e krediteve të bizneseve. Kanë paguar për dashnoret apo jo”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi deklaroi se tani që dosja kaloi në gjykim, shqiptarët do të shikojnë një “Big Brother të drejtësisë”.

“Një gjë të mirë bëri gjyqtarja që renditi nja 10 fakte që prokuroria nuk i ka bërë. Akuzohemi që kemi bërë korrupsion unë dhe Adrian Shatku, por ai nuk është marrë në pyetje”, tha ish kryetarja e LSI.