AKTUALITET, 3 Maj 2024, 22:40

“Nuk kam t’i paguaj”, zyrtari i OSHEE i jep të drejtë për faturën 600 mijë lekëshe

“Nuk kam t’i paguaj”, zyrtari i OSHEE i jep të

Ali Topalli është një i moshuar që jeton në Rinas dhe ankohet në ”Stop” në Tv Klan se në emër të djalit i ka ardhur një detyrim energjie 600 mijë lekë të vjetra vetëm për muajin mars 2024. Ai thotë se nuk ka konsum të tillë dhe kjo i ka ndodhur edhe herë të tjera.

Në zyrat e OSHEE në Vorë thonë se kjo ka ndodhur për faj të faturistit, i cili duke mos lexuar saktë matësin, ka faturuar gabim dhe tani janë mbivendosur shumat.

Punonjësja: Po i shoh këtu në sistem: 37, 38. Më e shumta si pagesë për ju deri te 50 mijë lekëshi (të vjetra) mund të shkoni si familje.

Stop: Sepse atje nuk vjen as faturisti.

Punonjësja: Kjo është pra, që ia fusin me hamendje.

Stop: Pse ndodhin këto?

Punonjësja: Mungesa e faturuesit që nuk vjen.

Stop: Ia kanë futur kot, me pak fjalë!

Stop: Tani, 600 mijë lekë duhet t’i paguaj?

Punonjësi: Lexuesi kur ka ardhur, për shembull në qershor, ti mund të kesh konsumuar 200 kË, ai  të ka vënë 90 kË. Këtë e mbajnë për muajin tjetër, muajin tjetër e njëjta gjë. Ju s’keni faj fare, fajin e ka ai faturuesi. Atë faturistin e kanë hequr, nuk është më ai.

Stop: Dhe t’i paguaj unë?

Punonjësi: Këto t’i kanë vënë ata të drejtorisë, të task forcës, që t’i kanë vënë të gjitha.

Stop: Faturisti mbaroi punën, mori rrogën e tij, iku në shtëpi, unë do paguaj 600?

Stop: Këtë po më thoni?

Stop: Për faj të faturistit unë duhet të paguaj 600-en?

Por Aliu thotë se nuk ka ndërmend të paguajë për fajin e faturistit dhe punonjësi i përgjigjet se as ai nuk do ta bënte. Pas interesimit të emisionit, punonjësi i OSHEE tha se rasti do të verifikohet.

Punonjësi: I ka të konsumuara.

Gazetari: Ata janë të rregullt dhe i kanë paguar të gjitha një më një.

Punonjësi: Ka pasur muaj që është konsumuar më shumë.

Gazetari: Si vërtetohet kjo?

Punonjësi: Me leximin, që ka në matës.

Gazetari: Kush e ka lexuar?

Punonjësi: Lexuesi. Nuk është vetëm për marsin, është e akumuluar edhe  për muaj të tjerë.

Gazetari: Po ata kanë paguar aq sa u kanë ardhur dhe i kanë paguar. Ç’punë  kanë ata të paguajnë një shumë të tillë, që është absurde?

Punonjësi: Nga muaji në muaj, janë mbledhur të gjitha.

Gazetari: Nuk është hera e parë, mesa më thanë familjarët. Këta janë dy të moshuar që, me një copë pension, të paguajnë ata tani 700 mijë lekë?

Punonjësi: Do të verifikohet rasti në vend.

Gazetari: Edhe ti nuk i paguan dot aq.

Punonjësi: Jo, s’i paguaj.

Gazetari: As unë nuk i paguaj./Tv Klan