AKTUALITET, 25 Mars 2026, 09:46

“Nuk kam punë me SPAK”, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

“Nuk kam punë me SPAK”, Erion Braçe paraqitet në

Deputeti Erion Braçe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen.

Ai u pa i qeshur përpara se të hynte në GJKKO, në pritje të nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa gazetarë dhe operatorë të pranishëm e ngacmuan, duke e pyetur se “do të shkonte në SPAK apo GJKKO?”

Mes humorit, ligjvënësi socialist tha se “s’ka shanse”, duke lënë të kuptohet se “nuk ka punë me SPAK”.

Ende nuk dihen detaje të mëtejshme se për çfarë çështje bëhet fjalë konkretisht.