TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita ka hyrë në "betejën finale" dhe se fundi i kësaj beteje do të jetë largimi i Edi Ramës.
Berisha i bëri këto deklarata gjatë një konference për shtyp, ku foli për arrestimin e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, që sipas Berishës është paguar nga Rama për të sulmuar Partinë Demokratike.
Kujtojmë se McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një shqiptaro amerikan dhe se ka shkelur ligjin në përpjekje për të hequr një miliarder rus nga lista e të sanksionuarve të SHBA.
“Kjo është beteja finale! Shqipëria paq' nuk do ketë më pa largimin e kësaj kalbësirë nga pushteti. Ai ka përdorur paratë, ka përdorur shërbimet, ka kontraktuar njishin e kundërzbulimit të FBI për ti futur thikën PD dhe për ta nxjerrë nga skena politike.
PD do ti japë atij reston, çdo demokrat e demokrate është para alternatives së ekzistencës apo jo të PD, të mbrojtjes së saj me cdo çmim dhe kjo nënkupton largimin e Edi Ramës,.
Natyrisht do mblidhen forumet, do takohen aleatët, faktorë të tjerë, por Shqipëria nis betejën finale kundër këtij armiku të përçudnuar, i cili nuk nguroi të kontraktojë agjenturën ruse kundër PD, qoftë dhe fuqinë e FBI, të një njeriu, i cili kishte shkelur mbi interesat jetike të vendit të tij dhe ishte shndërruar një mik i Putinit.
Mos harrojmë se tentakulat, se Deripaska është më i pranishëm se kudo tjetër, pavarësisht ndaj sanksioneve që ka vendosur SHBA. Miqtë më të ngushtë të Ramës janë ortakë me Deripaskën.
Duhet të shkulim, të përmbysim, duhet të heqim një minutë e më parë këtë kalbësirë. Ftoj socialistet të bashkohen në këtë përpjekje, për të ardhmen e Shqipërisë. Jam i sigurt se kjo betejë finale do të kurorëzohet me sukses të plotë. Parlamenti është i Deripaskës, qeveria është e Deripaskës përderisa Rama rri në krye të ekzekutivit”, tha Berisha.