AKTUALITET, 26 Nëntor 2024, 12:30

"Nuk ka këmbë ushtari”, Rama zbulon planin për pronat e Ushtrisë: Do t’i kthejmë në burim të ardhurash nga turizmi

"Nuk ka këmbë ushtari”, Rama zbulon planin për pronat

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se Ministria e Mbrojtjes ka në plan të krijojë një departament të veçantë, i cili do të merret me administrimin e pronave të ushtrisë e për t’i kthyer ato në burim të ardhurash për zonën dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Këtë Rama e theksoi gjatë një prezantimi në Bulqizë, ku paraqiti projektin për Parkun Tematik Retro, “Divizioni” një model inovativ i zhvillimit të turizmit që do të transformojë një zonë të degraduar dikur ushtarake, në një destinacion të ri për turistët, u shpreh se shteti nuk do të heqë dorë nga pronësia e këtyre pronave.

“Po hyjmë në një fazë të re të administrimit të pronave të Ushtrisë”, vuri në dukje Rama gjatë takimit. Ministria e Mbrojtjes po ngre një departament të veçantë të administrimit të tyre pa hequr dorë nga pronësia e shtetit, duke krijuar hapësira për partneritete të natyrave të ndryshme e duke i kthyer në çfarëdolloj rruge sipas projekteve këto asete të mbetura që vijojnë herë-herë të trajtohen si vendndodhje ushtarake ku nuk ka këmbë ushtari, në burim të ardhurash për zonën dhe Ministrinë e Mbrojtjes”.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bulqizë ku prezantoi projektin transformues të një zone ushtarake e degraduar. Kjo zonë ushatarake në Bulqizë pritet të kthehet në një park tematik e quajtur 'Divizioni' që sipas Ramës do i shërbejë udhëtarëve, turistëve por edhe banorëve të zonës apo atyre që jetojnë në kryeqytet për të ardhur 30-35 minuta larg në Bulqizë për të kaluar fundjavën.

'Do të mikpres po ashtu familje, më të rinjtë, gjyshërit dhe fëmijët në hapësirat rekreative duke pasur dhe një strukturë hoteliere që FSHZH do e menaxhojë. Do të mikpres udhëtar dhe vendas apo dhe turistë të huaj që i shohim me shumë kënaqësi që po rriten në mënyrë befasuese në këtë qark. Deri dje kur flisje për turizëm të shihnin shtrembër. Të gjithë shohin për të kapur gabim dhe e kapin fjala nga e majta ndërkohë që therja e fjalës vjen nga e djathta. Sot flet për turizëm dhe askush nuk çuditet më. Rruga e Arbrit pati dhe një marrje në sysh me tunelin e Murrizit. Nga marrja në sysh rruga do dalë shumë më e fortë sepse ai tunel që na shfaqi gjithë ato kompleksitete gjeologjike po shkon drejt përfundimit. I ka dhënë gjithë zonës që tanimë ta përjetojë të qenit një jastëk i gjelbër i metropolit.'
Rama më tej vlerësoi natyrën në Dibër dhe shtoi se parku që do krijohet do sjelli mundësi origjinale për t’u argëtuar në mes të natyrës.

Me përfundimit të tunelit Dibra nuk është asgjë më shumë dhe as më pak se periferia e gjelbër e kryeqytetit të Shqipërisë. Të gjithë po e shohin se si Dibra po bëhet vendi ku nuk është aventurë por një investim i arsyeshëm të vendosësh kursimet për agroturizmin, turizmin, prodhimin, agro përpunimin. Gjithë e më shumë Dibra do jetë referencë për gjithë banorët e kryeqytetit. Ky park do jetë shumë afër Tiranës, 30-35 minuta. Do jetë një zgjedhje fundjave për shumë familje. Për të ardhur këtu dhe për të sjellë familjet këtu. Në këtë park do ketë shumë mundësi origjinale për tu argëtuar në mes të natyrës. Ky park do jetë një motor i ri ekonomike për Bulqizën që është identifikuar me minierat dhe shembull sakrificash i tranzicionit që e kemi lënë pas.'
Sakaq, Rama vlerësoi edhe punën e qeverisë për sigurinë në punë, dhe siç thotë ai prej vitesh nuk dëgjohet për aksidente fatale në minierat e kromit në Bulqizë. Kryeministri theksoi se tashmë Bulqiza nuk do njihet vetëm për minierën por edhe për turizmin.

'Prej vitesh nuk dëgjojmë më për vdekje nga pasuria totale në punë, apo skllavërim të fëmijëve në mbledhjen e kromit, apo për situata mesjetare. Edhe në miniera është vendosur standard. Ata që vazhdojnë të kalojnë ditën e punës nëntokë pagat janë ku e ku më të larta. Ky identifikim me vetëm minierat, kromit, sakrificën e atyre që kanë qëndruar këtu do të diversifikohen me mrekullitë e natyrës rrotull. Përtej një perimetri ngushtë për të mbështetur industrinë minerare të komunizmit. Të del përpara një natyrë të një magjie të cilët turistët në Europë bëjnë mijëra km ta gjejnë në cepat e botës. Kanë filluar ta shohin në Shqipëri. Jam i kënaqur që ky projekt po merr jetë dhe se është aset që i ka shpëtuar kthetrave të kohërave të kaluara ku shumë asete janë lënë në duar të paafta, në duar të paidentifikueshme. Për shkak të atyre lloj privatizime, i shohim në rrugët e Shqipërisë. Për një sërë prej tyre nuk ndërhyjmë për shkak të letrave që mbajnë në dorë.'
Janë edhe projekte të tjera për transforimin e pronave ushtarake, të cilat do të menaxhohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

'Këtu ne çojmë një hap më tutje punën për ta transformuar FSHZH, edhe në një administrator të projekteve. FSHZH ka një sërë projektesh që i menaxhon duke vënë në punë njerëz që nga zonat lart deri poshtë në Korçë. Do vazhdojmë ta stimulojmë këtë qasje pa privatizuar këto asete duke mia lënë publikut përmes FSHZH. Që të investojë më shumë dhe të krijojë modele të tilla zhvillimi. Gratë e Bulqizës që i kemi njohur në rrethana të tjera, që janë të famshme në këtë zonë si në gjithë Dibrën, ku gratë ruajnë traditën e kuzhinës, të mund të jenë pjesë e administrimit, pjesë e suksesit dhe të ndajnë divident nga të ardhurat dhe jo thjesht të marrin një pagë. Kjo është ajo që e bën edhe më interesant, dobishëm këtë projekt.'
Për këtë po punon ministria e Mbrojtjes, e cila o ngre një departament që asete të ndryshme të mbetura ish-ushtarake të kthehen në burim të ardhurash ekonomike falë projekteve transformuese.

'Sot këtu janë rrënoja, rreth dy vite këtu do jetë një destinacion ku do hyjnë dhe dalin me mijëra vetë në muaj, që do ndalojnë kalimthi dhe do lënë para apo do qëndrojnë për të eksploruar hotelerinë. Edhe Ministria e Mbrojtjes po ngre një departament për zhvillimin e pronave të ushtrisë pa hequr dorë nga pronësia e shtetit. Duke krijuar mundësia për partneritete të ndryshme, duke kthyer këto asete të mbetura, që trajtohen ndonjëherë si vendndodhje ushtarake, në burim të ardhurash për ekonominë.'
Parku Tematik Retro, “Divizioni” do të jetë një model inovativ i zhvillimit të turizmit që do të transformojë një zonë të degraduar dikur ushtarake, në një destinacion të ri për turistët.