AKTUALITET, 30 Janar 2025, 21:16

“Nuk do të ketë ndryshim pozicioni”, politologu Krasniqi flet për ndërprerjen e ndihmës amerikane për SPAK

“Nuk do të ketë ndryshim pozicioni”, politologu Krasniqi

Afrim Krasniqi, politolog dhe analist, komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV  lajmin e ndërprerjes së fondeve për ndihmën që SHBA ndan për vendet e tjera të botës, mes tyre edhe Shqipëria. Krasniqi tha se nuk do të ketë ndryshim pozicioni të SHBA ndaj Shqipërisë.

“Jam habitur me zhurmën që pati dhe lajmin që shkaktoi. Kur sheh dokumentat nuk kemi rol gjeostrategjik dhe prezenca është çështje programesh. I vetmi vend në Evropën Lindore ku kishte debat, ishte Hungaria. Pardje pati po një zyrtar i Trump që bëri deklaratë kundër protestuesve në Serbi. Në Shqipëri programet kanë qenë për sulmet kibernetike dhe program për ekstremizmin, kanë qenë një sërë punësh. Por, te drejtësia, te disa institucione, nuk është çështje shifrash, por çështje se si e shohim SPAK kur e dimë se aty është SHBA, apo kur nuk është.

Nuk e besoj se do të ketë ndryshim pozicioni, sepse te demokracia dhe shteti i së drejtës nuk ka asnjë deklaratë për këtë.

Sa para shpenzohen, varet nga programet.

Është ndryshe të thuash, të jap një pajisje që kushton 2 milionë dollarë dhe mbaje në zyrë dhe ndryshe, do të bëjmë një vizitë të prokurorëve të SPAK në SHBA dhe 20 fotot. Këto lloj lobingu dhe prezantimi është kosto. Nuk e shoh si bardh e zi dhe shifër, por si proces”, tha Krasniqi.