TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Artan Hoxha ka folur për thirrjen në SPAK të Erion Veliajt për t'u pyetur për aferat në Bashkinë e Tiranës.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se thirrja në SPAK nuk është një veprim i jashtëzakonshëm dhe se po ndodh shumë vonë me Veliajn, i cili edhe vetë deklaroi se ka dosje për inceneratorët, por ka pritur shumë gjatë të paraqitet për t'i dorëzuar.
"Po duket si një gjë e madhe që Veliaj do të shkojë në SPAK. Është veprim më normal që duhet të ishte bërë prej kohësh. Është një veprim shumë i vonuar të thërrasësh një të zgjedhur vendor për të dhënë deklarime. Veliaj është në disa çështje të rëndësishme, historia e inceneratorëve, që ka në burg ish ministra, deputetë, ish zv.kryeministra. Pse duket çudi që më në fund u thirr Veliaj?
E dyta, çështja 5D, është histori e jashtëzakonshme korrupsioni, i nivelit sipëror. Kemi kryetarë bashkie në burg, por për gjëra të vogla. Ai i Lushnjes për një tender pastrim kanalesh. Nuk duhet të ngrejmë pritshmëritë që nesër do të bëhet nami. Erion Veliaj po mundohet ta sfumojë këtë gjë, po mundohet ta kthejë në avantazh për vete.
Ka dy gjëra interesante, Veliaj po tregon sikur i ka thirrur ky ata dhe u ka dhënë godinën. Kur të shkojë atje, zyrat e SPAK e kanë kubaturën të ulët, mezi mbushet me frymë. Ka dosje voluminoze, kur del që aty edhe Michael Phelps del i zverdhur. E sigurt që kur del jashtë, nuk mbushesh dot me ajër. Nëse ia ka dhënë Veliaj këto zyra i ka marrë në qafë.
Thotë po shkoj të dorëzoj dosjet. Po mirë, ky hetim për inceneratorët ka shumë kohë, sot u kujtua ky të dorëzojë letra? Kur i kishe këto letra, pse prisje ti këtë moment?
E fundit, në fazën që është Veliaj, ai thirret në statusin e personit që ka dijeni mbi çështjen. Nuk ka as regjistrim, as hetim për të. Ky thotë do të marr dosje, pra do të thotë se e di paraprakisht se për çfarë do të pyetesh. Nëse ti nuk e di, për cfarë të duhen këto dosje.
E fundit, janë dy prokurorë që kanë çështje për Bashkinë, Dritan Prençi dhe Klodian Braho, prokuror që e akuzuan edhe këta të inceneratorëve. Si procedurë, hetimin nuk e bëjnë prokurorët direkt por oficerët e policisë gjyqësore. Prokurori bën gati pyetjet dhe merr përgjigjet", tha Hoxha.