AKTUALITET, 18 Prill 2026, 10:56

Nufi në selinë e KFOR-it në Prishtinë: Prania e NATO-s, garanci për sigurinë në rajon

Nufi në selinë e KFOR-it në Prishtinë: Prania e NATO-s,

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, vizitoi selinë e KFOR në Prishtina.

Gjatë vizitës, Nufi u prit nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe angazhimin e vazhdueshëm e të koordinuar në rajon.

“Prezenca e Aleancës në Kosovë mbetet një garanci e qëndrueshme për sigurinë dhe njëkohësisht një shtyllë kyçe e pranisë euroatlantike në rajon, në mbrojtje të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes së përbashkët”, u shpreh Nufi në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimit të tij, ministri u takua edhe me efektivët shqiptarë që shërbejnë nën flamurin e Shqipërisë dhe atë të NATO, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe rolin e Shqipërisë si një aleat i besueshëm në shërbim të paqes dhe sigurisë.

Nufi në selinë e KFOR-it në Prishtinë: Prania e NATO-s,Nufi në selinë e KFOR-it në Prishtinë: Prania e NATO-s,