AKTUALITET, 22 Janar 2026, 13:45

'Non grata u zu me meritë'/ Rama: Të hënën do t'i drejtohem Parlamentit të Izraelit si kryeministër i Shqipërisë, në formatin që iu drejtua Presidenti Trump!

'Non grata u zu me meritë'/ Rama: Të hënën do

Kryeministri Edi Rama është shprehur se të hënën e ardhshme do i drejtohet Parlamentit të Izraelit si kryeministër i Shqipërisë, në formatin si iu drejtua Presidenti Donald Trump më herët. Ky sipas Ramës është një nder i madh për të, pasi është një format shumë i veçantë, që pak liderë botërorë kanë pasur fatin të priten në atë mënyrë në Izrael.

“Çojeni në SPAK se tani që ushtria amerikane e anuloi hyrjen me helikopter në Kryeministri, SPAK është stacioni i fundit i rrugës tuaj për pushtet. Unë nervoz? Unë kam pasionin e atij që sheh sesi të gjitha kurthet në pyll janë plotë... Por për ato kurthe duhet durim. Prandaj sa më shumë më thoni Ramaduro, unë aq më shumë e dëgjoj Ramaduro se këtë punë ke me këta. Prandaj hiqeni Ramaduro se më shtoni durimin. Mua më ka ardhur radha aq herë sa edhe ata 5 mijë veta që ju vinin, janë bërë tani si lekët e vjetra. Por ju fituat edhe për një arsye tjetër. Ndalët pushtimin e Shqipërisë nga palestinezët.

Se denoncuat një komplot në kurriz të shqiptarëve, se bashkë me 1 miliardë që do merrja unë nga taksat për të shkuar atje, se ju kujtoni se Amerika blihet siç doni ta blini ju me ato milionat tuaja që u’a japin patriotët. Sepse janë disa patriotë atje që shesin hamburger dhe ju japin juve para që të shpëlani atë që nuk shpëlahet. Ju duhet ta çoni në SPAK projektin e kampusit të Universitetit të Durrësit. Një kokë e madhe nga ana juaj tha se po bëhet kampusi i universitetit të Durrësit për të sjellë palestinezët. Luli iku, por 7x7 mbeti. Matematika edhe kur bëni llogari të eksportit ajo është. Tani çojini SPAK dhe kërkojuni urgjent ata që paguat në Amerikë. Ore ai Latif magjistari ku është? I thoni që të gjitha këto denoncimet t’ja çojë atij kongresmenit t’i lexojë atje.

Ai kongresmeni dhe Kongresi Amerikan kanë po aq lidhje sa kishin amendamentet e Nard Ndokës me projektligjet e PS. Për parlamentin e Shqipërisë ka vetëm një kuotë për non grata dhe ajo është e zënë me meritë. Juve do ju dali fjala që non grata do hiqet në mars 2025. Vallahi ai që e ka marrë atë kuotë është i paarritshëm në të gjitha poshtërsitë, ligësitë që i ka bërë popullit shqiptar dhe thikat pas shpine që u ka ngulur të gjitha aleancave ndërkombëtare. Të hënën e ardhshme do i drejtohem Parlamentit të izraelit si kryeministër i Shqipërisë, por pa lejen e këtyre kuptohet, në të njëjtin format që iu rezervua para disa kohësh Presidentit të SHBA-së”, tha mes të tjerash Rama.