TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat, Flamur Noka nga Kuvendi deklaroi se Shqipëria qeveriset nga mafia. Noka theksoi se kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është kreu i një organizate kriminale. Ai shtoi se Veliaj duhet që të tregojë se ku kanë shkuar 130 milionë eurot e inceneratorëve.
“Elisa Spiropali sillet si aktore. Spiropoali bën vetëm aktrim. Nuk ka aktrim që shpëton Ramën dhe Veliajn në situatën që ndodhen. Rama dhe Veliaj janë të përfshirë në korrupsion dhe në krim. Opozita ka bërë me dije se në Shqipëri qeveris mafia. Këtë kanë nisur ta thonë mediat ndërkombëtare.
Po thonë mediat e huaja që mafiet janë në pushtet. Veliaj me deklaratat e tij varrosi reformën në drejtësi. SPAK duhet ta pyesë Veliajn se ku shkuan 130 milionë euro të inceneratorit të Tiranës? Dokumentet e akuzojnë Veliajn si kreun e një organizate kriminale. Prokuroria ka dy rrugë ose të rrëzojë dosjen e Altin Dumanit ose të arrestojë Erion Veliajn. Duhet arrestuar, sepse ka falsifikuar edhe firmën e Këshillit Bashkiak.”, tha Noka.